Site icon Tetova Expres

Lojrat Pranverore Sportive Rajonale mbahen në Tetovë | VIDEO

Lojrat  Pranverore Sportive Rajonale që organizohen  nga Federata e Sporteve Shkollore e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë u mbajtën tonë respektivisht në Shkollën Fillore komunale “ Kikish”. Me këtë rast kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se duhet që ti tejkalojmë stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimin me qëllim që t`ju japim mundësinë edukimi të gjithëve në mënyrë të barabartë. Sipas tij, fëmijët me aftësi të veçanta në këtë rast të mundet që maksimalisht t’i arrijnë mundësitë e tyre në procesin e edukimit dhe arsimit, njofton Televizioni KOHA.

Drejtoresha e Shkollës Fillore komunale “ Kikish” për Televizionin KOHA tha se në Tetovë Dijana Petrovska, tha se shkolla është duke  përmbushur misionin e saj sa i përket veprimtarisë edukative dhe arsimore.

“Mësimi në shkollën tonë zhvillohet në dy gjuhë edhe atë në  gjuhën maqedonasedhe në gjuhën shqipe dhe kemi 6 nxënës që janë pjesë e arsimimit inkluziv.Në vitin 2009, shkolla jonë u ngrit në një qendër për ndjekjen e mësimit nga nxënësit me nevoja të veçanta në edukim.Pra, ne vazhdojmë me misionin tonë duke përmbushur misionin tonë për të mësuar dhe edukuar fëmijët me nevoja të veçanta”, tha Dijana Petrovska drejtoreshë e Shkollës Fillore komunale “ Kikish, transmeton Televizioni KOHA.

Në kuadër të Lojrave  Pranverore Sportive Rajonale krahas stafit arsimor dhe fëmijëve të shkollës Kikish ishin pjesë edhe edukatoret speciale dhe fëmijët me nevoja të veçanta nga shkolla Liria. /Televizioni KOHA/

 

Advertisement

 

Exit mobile version