Lëvizja Besa përmes një reagimi e ka akuzuar BDI-në për nepotizëm.
“Se BDI është bërë simbol i nepotizmit në vendin tonë flet më së miri rasti i fundit i emërimit të familjarit të liderit të kësaj partie Besian Ahmetit për sekretar të parë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Belgjikë që përfshin edhe dy vendet tjera Holandën dhe Luksemburgun. Nipi i Ali Ahmetit ‘’do të merret’’ me çështjen e tërheqejs dhe nxitjes së investimeve të huaja, do të forcojë gjoja bashkëpunimin në tregtinë e jashtme dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar turistik, kjo sipas kompetencave dhe detyrave që do t’i kryej i emëruari i Bujar Osmanit dhe Kreshnik Bekteshit në Bruksel. Se si i kanë kryer e po i kryjnë miqtë dhe familjarët e Ali Ahmetit dhe funksionarëve tjerë të BDI-së detyrat e cekura më lart kjo tashmë dihet për opinionin e gjerë.
Shërbëtori besnik e politik i Ali Ahmetit, Bujar Osmani nuk preokupohet aspak për qindra e mijëra të rinj që braktisin vendin por e ka hallin si të rehatojë miqt e ngushtë të Ahmtit dhe nipat e mbesat e tij për ambasadorë. Ky rast flet për pandjeshëmrinë totale të Ali Ahmeti dhe klikës së tij nepotiste dhe korruptive ndaj të rinjëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Si nuk u gjet asnjë familjarë i dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së të shkojë për ambasador dhe sekretarë të ambasadave të Maqedonisë së Veriut, e prej të cilëve BDI thirret në stilin mashtruesit ordiner tash e e 20 vite! Lëvizja BESA reagon ndaj të ‘’Pushtetarëve’’ të BDI-së që të kthejnë sytë nga shtresat në nevojë e që fëmijët e tyre të merren parasysh për të shkuar ambasador diku”, thuhet në reagimin e Deprtamentit për Politikë të Jashtme në Lëvizjes BESA.(INA)