Site icon Tetova Expres

Aksion policor në dy lokale nate në Tetovë | VIDEO

Pjesëtarët e policisë së Tetovës, në koordinim me njësinë për kriminalitet ndërkufitar dhe migracion si dhe inspektoriatin e punës mbrëmë nga ora 23 kanë realizuar aksion në dy objekte hotelerike, njëri në Sedllarcë të Epërme dhe tjetri në Zherovjan. Në lokalin  në Sedllarcë të Epërme, pronë e 32 vjeçarit A.A nga fshati Bogovinë, janë ndaluar shtetasja e Shqipërisë D.R 31 vjeçare dhe A.P 38 vjeçare nga Bjellorusia, kurse në lokalin në Zherovjan pronë e 33 vjeçarit me iniciale H.A nga Bogovina, është ndaluar një 32 vjeçare nga Rusia. Tre shtetaset e huaja janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në dhe me këtë rast janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejshme dhe do të ketë padi adekuate.

 

Exit mobile version