Përforcimi i orientimit profesional dhe karrierës është një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në Strategjinë për arsimimin 2018-2025, me planin e veprimit është hartuar përmirësimi i shërbimeve për orientim profesional dhe orientim në karrierë, edhe atë duke filluar nga arsimi fillor, i mesmëm profesionale deri te arsimi i lartë. Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën e sotme në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit të Tetovës, e cila iu kushtua sfidave të mësimdhënësve dhe psikologëve shkollor lidhur me orientimin profesional të nxënësve.
Në këtë konferencë ka folur edhe rektori I Universitetit të Tetovës Kushtrim Ahmeti, transmeton Televizioni KOHA.
Ministri Jeton Shaqiri potencoi se qëllimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë është që të ndërtojmë sistem arsimor cilësor i cili do t’i mundësojë që çdo fëmije të realizojë plotësisht potencialin e tij, sepse siç theksoi Ministri, të ndërtojmë vendin si bashkësi të qytetarëve të shëndetshëm, të suksesshëm dhe të lumtur. /Televizioni KOHA/