Site icon Tetova Expres

Mickoski: Është koha që BDI të shkojë në opozitë | VIDEO

Njerëzit largohen për shkak të mosfunksionimit të sistemit.Në këtë mënyrë lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga Tetova, ka drejtuar akuza në adresë të BDI-së, duke shtuar se 22 vite në pushtet BDI-ja është pjesë e të gjitha aferave, skandaleve dhe vuajtjeve të popullit. Lideri I opozitës maqedonase pretendon se BDI-së dhe Ali Ahmetit i ka ardhur fundi.

“Mjaft. Deri këtu ishte. Mjaft vodhët dhe ndërtoni fatin në fatkeqësinë e popullit. Mjaft e pini gjakun e popullit i cili është gjithnjë e më pak. Është koha për pension dhe opozitë. Këtë populli do ta bëjë në këto zgjedhje, në meër të gjitha tradhëtive, disfatave dhe mosukseseve” – deklaroi lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Këto komente, , kreu I VMRO-DPMNE-së I bëri në tribunën partiake në Tetovë me titull “Politikat Sociale kundër varfërisë” në kuadër të fushatës “Kjo është Maqedonia për të gjithë”. Tema kryesore ishte largimi masiv nga vendi.

“Në Maqedoni nuk janë problem bashkësitë etnike, problem paraqesin kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së. Shihni Pollogun, fshatra me shumë pak drita, njerëzit largohen. Tetova s`ka ujë për pije, në Shipkovicë asgjë nuk është bërë nga përmbytjet e fundit. Asnjë fshat I Malësisë së Tetovës s`ka kanalizim dhe rrugë cilësore” – tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, , njerëzit nuk largohen nga vendi për shkak të varfërisë, por për shkak të mosfunksionimit të sistemit dhe për shkak se kanë humbur motivin për jetë në vendlindje për shkak të paaftësisë që Qeverisë. Në këtë tribunë kanë folur edhe eksponentë tjerë të kësaj partie, duke përfshirë kryetarë të komunave. /Televizioni KOHA/

Advertisement

 

 

 

 

 

Advertisement
Exit mobile version