Site icon Tetova Expres

Nxënës të shkollave të mesme renovojnë reparartin e fëmijëve | VIDEO

Tetë nxënës të shkollave të mesme të Tetovë, vullnetarë në Projektin për vlera Humane në kuadër të Kryqit të Kuq, kanë renovuar repartin e fëmijëve në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ata kanë bërë disa aktivitete dhe kanë grumbulluar mjete, dhe me këta mjete kanë bërë rregullimin e disa hapësirave në këtë repart. Ky grup përbëhet nga nxënës të shkollës së mesme ekonomike dhe të mjekësisë, njofton Televizioni KOHA.

Në organizatën e kryqit të kuq në Tetovë si vullnetarë në Projektin për vlera Humane të cilët ndihmojnë në komunitet janë kyçur 30 nxënës të shkollave të mesme të ndarë në grupe.

Gjatë ditës së shtunë, njëra prej grupeve ka organizuar një aksion për grumbullimin e mjeteve për një familje me status të rrezikuar social nga fshati Siriçinë. /Televizioni KOHA/

 

Advertisement

 

 

 

Exit mobile version