Site icon Tetova Expres

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shënoi 5 vjetorin e themelimit | VIDEO

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë organizoi mbrëmë një tubim me rastin e 5-vjetorit të themelimit. Në këtë Këshill japin ndihmesë me studime dhe veprimtari të ndryshme ish diplomatë, ish ambasadorë dhe ish ministra të jashtëm nga Shqipëria dhe Kosova. Në ceremoni morën pjesë edhe një grup ish ambasadorësh amerikanë, përfaqësues të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë të Ambasadorëve, që po vizitojnë rajonin. Kjo organizatë ka bashkuar në anëtarësinë e saj disa dhjetëra ish-ambasadorë të Shqipërisë dhe Kosovës, diplomatë dhe ish ministra të jashtëm.

Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, ish ministri Besnik Mustafaj, thekson se qëllimi i përbashkët i këtij grupi të gjerë ekspertësh është mbështetja e integrimit europian për Shqipërinë dhe Kosovën.

Anatër nderi i bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë kohë më parë është emëruar edhe filantropi i njohur tetovar Lazim Destani. /Televizioni KOHA/

 

 

Advertisement
Exit mobile version