Pjesëtarët e policisë së Gostivarit, dje pasdite kanë arrestuar 51 vjeçarin me iniciale M.B nga një fshat i Gostivarit, i cili është denoncuar nga gruaja me të cilën nuk ka patur kurrorë se një kohë të gjatë e ka prekur në trup vajzën e saj të mitur që e ka patur nga martesa e parë. Ai është mbajtur në stacionin policor deri në zbardhjen e rastit.