Javën e kaluar, këshilli i komunës së Tetovës ka kaluar vendimin për themelimin e këshillit për parandalimin e delikuencës së fëmijëve.
Në këtë këshill do të bëjnë pjesë 17 anëtarë nga institucione të ndryshme, duke filluar nga dy universitetet, policia, qendra sociale, gjykata, prokuoria publike, oda e avokatëve e kështu me rradhë. Këtyre ditëve do të mbahet edhe mbledhja konstituive e këtij këshilli. Propozuese i këtij këshilli është profesoresha Blerta Ahmedi.
Blerta Ahmedi për Televizionin KOHA sqaron se ky është një obligim ligjor që e kanë komunat, kurse tashmë ka edhe një draft verzion për punën e e këtij këshilli. Sipas saj janë marrë praktikat më të mira nëpër komunat tjera.
Në vitin 2020 në vendin tonë kanë funksionuar vetëm 18 këshilla për parandalimin e delikuencës së fëmijëve në nivel të komunave. /Televizioni KOHA/