Prej mbrëmë në qendrën për Kulturë është hapur ekspozita e veprave nga kolonia ndërkombëtare “Karpino”.
Në këtë ekspozitë janë vendosur 23 vepra të 13 artistëve nga vendi dhe artistëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia dhe vende tjera.
Veprat artistike janë punuar në Kumanovë në periudhën prej 17 deri më 24 gusht të vitit të kaluar.
Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm edhe shumë mysafirë dhe artdashës. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 11 maj, resektovisht deri ditën e enjte. /Televizioni KOHA/