Qeveria e Grubit dhe Kovaçevskit abuzon me Bashkimin Evropian për të justifikuar krimet e tyre. Ata po përdorin flamurin evropian për ndryshimet e ligjeve që nuk kanë lidhje me vlerat evropiane. Edhe një herë u tregua se u mbushet goja me integrim evropian kur duan të vjedhin nga qytetarët, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Ky është kulmi i hipokrizisë së tyre. Flamujt evropianë janë të kotë, kur thellë në vetvete janë krejtësisht e kundërta e parimeve dhe vlerave evropiane. Ndryshimet në ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve nuk kanë asgjë të përbashkët as me integrimin evropian, as me legjislacionin evropian, as me parimet evropiane, ndërsa Grubi dhe Kovaçevski përdorën flamurin evropian për t’i futur në Kuvend.
A thua është barabartë i ndërtimeve me leje dhe paleje, pra rritja e orëve të punë në javë, a thua kryerja e pagesës së miliona eurove ende pa filluar ndërtimi janë vlera evropiane?”, thonë nga VMRO-DPMNE.lajmpress.org.