Të premten e kaluar në Sallën e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, u shfaq premiera e filmit të gjatë dokumentar “A jam emigrant apo..?!” me skenar dhe regji nga Senad Abduli, e realizuar nga shtëpia filmike Arnel Production.
Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, përfaqësues nga Muftinia e BFI- së së Tetovës, përfaqësues nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë si dhe përfaqësues nga Universiteti i Tetovës.
Ngjarja e filmit dokumentar përcjellë mërgimtarin Isa Fazlija, i cili nëpërmjet rrëfimit të vetë tregon për së afërmi peripecitë fillestare të një migranti, pastaj inkuadrimin e tij në shoqërinë Zvicrane, afrimin e tij me pjesëtarë të ndryshëm të komuniteteve fetare dhe si temë kulmore shohim ndeshjen futbollistike tani më tradicionale në mes imamëve dhe priftërinjëve të Zvicrës.
Ky është filmi i shtatë i shtëpisë filmike Arnel Production, producent i së cilës është z. Senad Abduli. Tv Koha