Site icon Tetova Expres

Qent endacak sulmojnë një vajzë, e shpëtojnë qytetarët | VIDEO

Tmerri që shkaktojnë qent endacak në Tetovë ndaj qytetarëve nuk ka fund. Këtë tmerr e ka përjetuar edhe një vajzë e cila në orët e para të ditës së sotme është sulmuar në mënyrë agresive nga qent endacak në lagjen e studentëve në Tetovë. Pamjet e siguruara nga Televizioni Koha, tregojnë sulmin e qenve ndaj vajzës e cila mezi mbijeton, falë disa kalimtarëve të rastit të cilët e shpëtojnë nga më e keqja, transmeton Televizioni KOHA.

Rastet e këtilla janë të shpeshta në Tetovë ku qytetarët, zakonisht fëmijët por edhe të rriturit  sulmohen nga tufa e qenve endacak në çdo skaj të qytetit. Në Tetovë tash askush nuk merret me qentë endacakë. Tenderi për trajtimin e tyre që e kishte Amos Pet ka përfunduar, ndërsa Komunës i ka mbetur vetëm komisioni që bën vlerësimin e pikëve për dëmshpërblim nga kafshimet. Kryetari i Këshillit komunal Besar Durmishi për Televizionin KOHA konfirmon këtë dhe shton se komuna nuk mund të arrijë marrëveshje me disa shoqata të interesuara për trajtimin e qenve.

 Sipas marrëveshjes së lidhur, Komuna e Tetovës e ka paguar shoqatën “Amos Pet” 300 euro për trajtimin e një qeni endacak, ndërsa në kontratë parashihej që të kapen dhe trajtohen 82 qen. Edhe përkundër kësaj në Tetovë numri i qeneve nuk është ulur. Dyshimet janë se këta qen endacak sillen nga qytete tjera dhe lëshohen në rrugët e Tetovës.Deri më tash edhe pse këta dyshime janë ngritur në nivel të institucioneve megjithatë nuk është japur asnjë person që në mënyrë të organizuar sjell qent në Tetovë.E vetmja mënyrë tash për tash është që qytetarët të paraqesin kafshimet nga qent endacak dhe të marrin kompenzim nga komuna. /Televizioni KOHA/

 

 

Advertisement

 

 

Exit mobile version