Site icon Tetova Expres

Pallaticë, banorët kërkojnë rregullimi e rrugës | VIDEO

Banorët e fshatit Pallaticë të komunës së Zhelinës ankohen se rruga në fshatin e tyre është në gjendje të mjerueshme.

Rruga në këtë fshat shkakton shumë telashe për këta banorë të cilët thonë se disa herë është kërkuar që e njejta të rregullohet por përveç premtimeve në teren nuk është punuar asgjë. Banorët thanë për Televizionin KOHA se kanë qenë në takim dy herë me kryetarin e komunës së Zhelinës por deri më tani thonë se nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të rregulluar infrastrukturën e shkatërruar në këtë fshat. Në disa vende, banorët kanë bërë rikostruimin e rrugës me mjete vetanake. Banorët kanë thënë se rruga shkatërrohet edhe nga frekuentimi i madh i makinerisë së rëndë në këtë fshat.

Nga bashkësia lokale e fshatit Pallaticë thonë se kanë marr premtime të shumta, premtimet se punët do të filloj për një javë, tash më janë bërë vite edhe e njeta ende  është përplot me gropa, transmeton Televizioni KOHA.

Nga komuna e Zhelinës në thonë  se kanë fituar projekt për ndërtimin e kësaj rrugë edhe se janë në përfundim të dokumentacionit  për të filluar edhe me punimet.

“Dy nga pesë rrugët të cilët komuna e Zhelinës i ka fituar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit, janë  akset rrugore Zhelinë-Pallaticë dhe Pallaticë-Uzurmisht. Këto rrugë për Komunën e Zhelinës paraqesin ndër akset më të rëndësishme infrastrukturore rrugore. Komuna e Zhelinës ka kompletuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të gjitha këto rrugë, dhe është në pritje të konfirmimeve përfundimtare nga Ministria e Transportit dhe Banka Botërore për nisjen e punimeve” thonë për Televizionin KOHA nga komuna e Zhelinës.

Advertisement

Ky fshat ka rreth 5 mijë banorë dhe është një nga fshatrat më të mëdhenj në komunën e Zhelinës. Krahas dëmtimeve të rrugës në pjesën qendrore, problem në vete është edhe rruga që lidh këtë fshat me fshatin tjetër Uzurmisht e cila është mjaft e dëmtuar. /Televizioni KOHA/

 

 

 

 

Advertisement
Exit mobile version