Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka theksuar se në Kuvend tashmë janë dorëzuar ndryshimet e ligjeve për autostradat të Korridorit 8 dhe 10D, me flamur evropian. Ai ka kontestuar këtë qasje duke u bërë thirrje ambasadorëve që të reagojnë.
“Ligjet kanë mbërritur në Kuvend me flamur evropian. Unë këtë nuk do ta komentoj, por ia lë Zyrës së Komisionit Evropian. Nëse nuk ndodh do të hapim debat publik për këtë cështje. Versionet që I pamë, në pjesën 5, që shfrytëzohet për sqarim me cilën pjesë të rregullativës evropiane harmonizohet ky ligj, paramendoni, në këto propozime është zbrazët. U bëj thirrje Ambasadave të vendeve të BE-së të prononcohen për këtë që sot e bëjnë Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së” – tha Hristijan Mickoski kryetar i VMRO-DPMNE-se.
Qeveria , miratoi ndryshimin e pesë ligjeve që lidhen me ndërtimin e austostradave të Korridorit 8 dhe 10D dhe i ka dorëzuar në Kuvend me flamur evropian. Qëllimi është që të mos bllokohen nga opozita. /Televizioni KOHA/