Provimi i maturës shtetërore për maturantët rrezikon të mbahet më 27 maj. Këto janë parashikimet e Organizatës Sindikale pranë Qendrës për Provim Shtetëror pasi që shumica e punëtorëve janë në grevë dhe nuk mund të arrihen të gjitha përgatitjet. Greva mbahet për shkak kërkesave të vazhdueshme për rritje të pagave ndërsa ministria e financave u ka ofruar një rritje prej vetëm 1000 denarëve.Emilija Boshkovska nga organizata sindikale pranë Qendrës për Provim Shtetëror, thotë se kjo ofertë për ta është e papranueshme.“Deri sot kishim dy mbledhje të cilat përfunduan pa sukses. Mbledhja e dytë ishte të enjten në Ministrinë e Arsimit në prezencë të ministrit të arsimit dhe përfaqësues të ministrisë së financave. Në atë mbledhje asgjë nuk fituam. Më konkretisht morëm disa numra, rritje prej 1000 denarëve. Ky ishte propozimi i ministrisë së financave, linjat e tyre të kuqe janë deri këtu”, tha Emilija Boshkovska – Kryetare e Organizatës sindikale pranë Qendrës për Provim Shtetëror.
Për këtë arsye siç njofton Boshkovska, greva do të vazhdojë ndërsa me numrin e punëtorëve që kanë në dispozicion, mbajtja e maturës shtetërore më 27 maj është pothuajse e pamundur. Ndërkohë ministri i arsimit Jeton Shaqiri të premten u dërgoi apel qendrës për provim shtetëror që të vazhdojnë me kërkesat e tyre por gjithashtu assesi të mos e vënë në rrezik mbajtjen e maturës shtetërore. /Televizioni KOHA/