Site icon Tetova Expres

LSDM: Ndryshimet ligjore vlejnë edhe për projektet e financuara nga BE, jo vetëm për korridoret

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se projektligjet që hyjnë në procedurë parlamentare përmirësojnë efikasitetin në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike në vend.

Sipas tyre, me propozim-ligjet sigurohet ndërtim më i shpejtë, më i lirë dhe cilësor jo vetëm në korridoret 8 dhe 10d, por edhe për të gjitha projektet e ardhshme kombëtare dhe strategjike, siç janë hekurudhat, gazsjellësit dhe projektet tjera të rëndësishme infrastrukturore.

“Këtu përfshihen edhe projektet e financuara nga BE-ja, nga institucionet financiare ndërkombëtare. Korridorin 8, BE e ka karakterizuar tashmë si një korridor evropian me rëndësi gjeostrategjike.

Të gjitha ndryshimet ligjore të propozuara janë në përputhje me Kushtetutën dhe miratimi i tyre do të kursejë 150 milionë euro dhe dy vite ndërtim për korridoret 8 dhe 10D.

Ky është projekti më i madh infrastrukturor në historinë e vendit, me vlerë 1.3 miliardë euro. Nga ato mjete, të paktën 600 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë tona vendase”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Nga LSDM thonë se me ndërtimin e korridoreve, ekonomia e RMV-së fiton qasje në dy porte të reja, atë të Durrësit dhe atë të Burgasit.

Exit mobile version