Deputetët e partive më të vogla parlamentare propozues të Projektligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal sot do të mbajnë konferenca shtypi në Kuvend.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, në pres konferencë fjalime do të kenë deputetët Pavle Trajanov, Dimitar Apasiev, Monika Zajkova, Maja Moraçanin, Bobi Mojsovski, Bejxhan Iljas, Lupço Ballkovski, Borisllav Kërmov, Panço Minov dhe të tjerë.
Me konstituimin e grupit të punës për reforma në legjislaturën zgjedhore më 3 maj në Shkup startoi procesi i harmonizimit të qëndrimeve për ndryshime me qëllim të përmirësimit të legjislaturës zgjedhore. Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-anëtar i KSHZ-së, është zgjedhur kryetar i grupit të punës. Në fokus të grupit të punës është zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ndërsa më pas edhe përgatitja e një kodi të ri penal.
Vërejtjet të cilat tërhiqen në raportet e OSBE/ODIHR midis tjerash kanë të bëjnë me thjeshtimin e Kodit Penal me mundësi të sillet një i ri për shkak të ndryshimeve të shumta në kodin ekzistues, më pas për efikasitetin e procedurës ankimuese, barazinë e së drejtës së votës, çështjen e financimit të fushatave, si edhe raportet të cilat fitohen rreth financimit.
Në grupin e punës krahas përfaqësuesve të partive ka edhe anëtarë të MPB-së, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, MOST, CIVIL, Polio plus, Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Entit Shtetëror të Statistikës, Regjistrit Qendror, Gjykatës Administrative, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Institutit Nacional Demokratik, Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë.