Site icon Tetova Expres

Spasovski: Nëpunësit policorë janë simboli dhe besimi në institucione | VIDEO

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski me rastin e 7 Majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë dërgoi urim për pjesëtarët e policisë së Maqedonisë, për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendëshme.

“Kjo është dita në të cilën u japim mirënjohje nëpunësve policorë të cilët e vënë në rrezik jetën e tyre, derisa i kryejnë detyrat e tyre të punës në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Kam nderin si ministër i Punëve të Brendshme për mundësinë çdo ditë të bashkëpunoj me nëpunësit policorë në shtet dhe të bindem në përkushtimin e palëkundur në atë se çfarë do të thotë mbrojtja e të mirave publike, në mbrojtjen e sigurisë publike, respektimin e ligjeve dhe sigurinë e komunitetit”, tha Spasovski në video urimin, transmeton Televizoni KOHA.

Duke theksuar se nuk ka asgjë më fisnike nga ajo se nëpunësit policorë janë në vijat e para të mbrojtjes të sovranitetit shtetëror, të sigurisë së qytetarëve, duke garantuar paqe dhe siguri për të gjithë, ministri Spasovski tha se nëpunësit policorë janë simboli i besimit në institucione.

“Të nderuar kolegë, ju jeni simboli i besimit në institucione. Pikërisht uniforma policore ngjall ndjenjën e sigurisë, të jetës së qetë. Ju jini miku i parë i qytetarit, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike, për sigurinë në trafik, për deliktet pronësore, misioneve të shpëtimit ose të ndonjë aksioni më kompleks operativ, siç janë ato për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë dhe armë, migracioni ilegal ose përballje me grup të organizuar kriminal… Për të gjitha këto aktivitete investimi është enorm, për arsye se shumë shpesh mund të jenë edhe shumë të rrezikshme”, theksoi ministri Spasovski, transmeton Televizoni KOHA.

Duke rikujtuar në nëpunësit policorë të cilët e dhanë jetën e tyre duke luftuar për sigurinë e të gjithë qytetarëve, Spasovski tha se ata janë inspirimi i përjetshëm për të gjithë ne. Spasovski potencoi se është krijuar polici e fuqishme dhe e kënaqur dhe qytetarë të sigurt dhe të qetë. Duke uruar 7 Majin, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski të punësuarve në MPB iu dëshiroi shendet dhe prosperitet, si dhe shumë suksese dhe rezultate më të mira. /Televizioni KOHA/

Advertisement

 

 

 

Exit mobile version