Site icon Tetova Expres

Reagimet për korridorin tetë, Bexheti: Janë të pakuptueshme | VIDEO

Reagimet e opozitës maqedonase që  kanë të bëjnë me ndërtimin e Korridorin 8 dhe 10D, janë të pakuptimta dhe paarsyeshme. Kështu vlerëson Akademiku Abdylmenaf Bexheti, i pyetur se pse kaq shumë reagime ka në opinion ky projekt. Ai për Televizionion Koha, thotë se është e pakuptueshme që  të ketë një frustacion të këtillë që është i motivuar politikisht.Këta dy korridore janë vendosur si prioritet që në vitin 1998, kur Bexheti ishte Ministër i Transportit. Reagime të këtilla nuk ka patur për mos realizimin e autostradës Kërçovë-Ohër, pohon Bexheti.

Ai thotë se ky korridor më shumë do të përdoret nga etnitë tjera se sa nga shqiptarët dhe këta reagime nuk mund të kuptohen, transmeton Televizioni KOHA.

Ndërkaq, të pakuptueshme janë edhe frustacionet dhe hamendjet ndaj realizuesit të këtij korridori që janë dëshmuar në ndërtimin e më shumë autostradave në rajon dhe më gjërë, shprehet akademiku Bexheti.

Për Akademikun Abdylmenaf bexheti, propozimi që të prishet kontrata është propozim joreal, sepse para kësaj, do të duhej që të propozohej prishja e kontratës për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, përcjellë Televizioni KOHA.

Korridori 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 km përmes një autostrade me 6 korsi që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, kurse Korridori 10-D do të lidh Prilepin dhe Manastirin dhe si projekt shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi, derisa periudha e realizimit të projektit është 6 vite nga fillimi i punimeve. /Televizioni KOHA/

Advertisement

 

 

Exit mobile version