Site icon Tetova Expres

Nesër Derbi Shqiptar, Shkupi-Shkëndija | VIDEO

Të dielën në elitën e futbollit vendor në program janë ndeshjet e xhiros së 31-të.

Kjo xhiro prodhon edhe super derbin shqiptarë, FC Shkupi-Shkëndija, mirëpo këtë edicion si duket më shumë vëmendje në të njëjtën xhiro do të marrë Struga Trim Lum dhe ndeshja e tyre me Sileksin në qytetin e bukur të Strugës, aty ku mund të vendoset edhe titulli i kampionit.

“Arrijmë drejtë fundit të kampionatit dhe për arsye të gjendjes në tabelë dy ekipet e kanë shumë të rëndësishme fitoren. Kështu që do të jetë një futboll I bukur, futboll i mirë për të shikuar dhe në fund letë të fiton më miri. Shpresoj se do të jemi ne”, tha Ardian Cuculi Fubollsit i Klubit  Shkëndija, transmeton Televizioni KOHA.

Që të dyja ndeshjet startojnë në ora 17:00, njëjtë sikurse edhe 3 ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, e ku vëmendja do të përqëndrohet edhe njëherë tjetër në Strumicë, në ndeshjen Akademia Pandev – Tikveshi, me vendasit që shohin të zënë trenin e fundit që edhe përfundimisht të sigurojnë mbijetesën. Rabotniçki në Shkup do të mirëpret Bregallnicën, ndërkohë në ndeshjen e fundit Makedonija Gjorçe Petrov shihet si favorite absolute përballë Pobedës, që sërish do të luaj në Ligën e Dytë. /Televizioni KOHA/

 

Advertisement

 

Exit mobile version