Site icon Tetova Expres

Nderohen dëshmorët e kombit | VIDEO

Ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, familjarë të dëshmorëve, bartës të funksioneve publike dhe qytetarë kanë shënuar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit në mbarë vendbanimet shqiptare.

Me këtë rast, në organizimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dje në shumë vendbanime janë bërë homazhe pranë varrezave ku prehen dëshmorët e vitit 2001. Homazhe nuk munguan edhe në kompleksin e dëshmorëve në Tetovë, njofton Televizioni KOHA.

Nëpër rrjetet sociale u publikuan pamje të homazheve dhe nderimeve në varrezat dhe vendprehjet e dëshmorëve të kombit, sidomos, të luftës në Kosovë, në Preshevë dhe Medvegjë si dhe luftës së vitit 2001. /Televizioni KOHA/

 

 

Advertisement
Exit mobile version