Një nga zyrtarët më të lartë të TikTok-ut, i ngarkuar për të garantuar sigurinë e përdoruesve, po largohet nga kompania mes presionit në rritje nga qeveria amerikane për ta ndaluar aplikacionin e njohur për video.
Eric Han, i cili me vite ka udhëhequr operacionet për sigurinë e përdoruesve të TikTok-ut në SHBA, do të largohet këtë muaj. Han ishte promovuar për të udhëhequr besimin dhe sigurinë e operacioneve veçmas të të dhënave të përdoruesve amerikanë në muajin dhjetor, transmeton Telegrafi.
Han ka qenë një nga zyrtarët më të shquar në përpjekjen gjithëpërfshirëse të TikTok-ut për të bindur ligjvënësit skeptikë dhe politikëbërësit se aplikacioni është i sigurt për përdoruesit amerikanë dhe se nuk duhet të ndalohet.
TikTok në SHBA po përballet me një rishikim të sigurisë kombëtare në lidhje me pronësinë që ka nga gjiganti kinez i teknologjisë ByteDance dhe pengesa të shumta në Kongres që mund të kufizojnë qasjen në aplikacion.
Në dhjetor, TikTok kombinoi ekipin e tij global të besimit dhe sigurisë me grupin e tij të besimit dhe sigurisë me bazë në SHBA, të cilin Han e kishte drejtuar nga Los Angeles.
Ish-punonjësit që kanë punuar ngushtë me Han-in thonë se ai ishte i frustruar kur nuk iu ofrua roli i drejtimit të ekipit të kombinuar dhe në vend të kësaj iu dha një promovim që ai nuk donte: kreu i besimit dhe sigurisë për ekipin e ri të Sigurisë së të Dhënave në SHBA.
Ky ekip u krijua posaçërisht për të qetësuar shqetësimet e sigurisë kombëtare të SHBA-së. Ndërsa roli i Hanit ishte prestigjioz në letër, ai përfundimisht e krahasoi atë me marrjen e një “detyre disavantazhi” – një punë që tingëllon mirë në fillim, por që do ta bënte atë të ndjeshëm ndaj të qenit një karrem, për t’iu vënë faji. /Telegrafi/