Site icon Tetova Expres

Vonesat në Bulevardin Bllagoja Toska për shkak të kushteve klimatike | VIDEO

Vonesat për përfundimin e bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë, kanë detyruar kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami që të realizojë një takim me përfaqëues të TAV-it dhe Ndërmarrjes që kryen punët në këtë bulevard. Takimi është zhvilluar gjatë ditës së sotme, prej nga komuna e Tetovës ka marrë premtim se nëse lejojnë kushtet klimatike do të përfundojë deri në fund të muajit maj.

“Sot në mëngjes  bashkë me kryetarin e komunës edhe kompaninë që i realizon punët edhe përfaqësues nga TAV edhe ramë dakord që shumë shpejtë në një afat kohor Brenda këtij muaj eventualishtë nëse ka kushte të vështira klimatike mund të zgjasë edhe një muaj , nëse  nuk ka në fund të këtij muaj do përfundoj gjithçka edhe do të jetë i lëvizshëm për këtë muaj”, thotë Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës, transmeton Televizioni KOHA.

Përfundimi i bulevardit Bllagoja Toska, ishte premtuar disa herë se deri në vjeshtën e vitit të kaluar do të përfundojë, por u shfaqën shumë pengesa. Fillimisht kishte pengesa gjatë realizimit të punëve për shkak të rrjeteve nëntokësore të rrymës elektrike dhe gypave të ujësjellësit. Krahas kësaj, kur pritej gjithçka të shkojë sipas parashkimeve, dolën problemet me shtëpinë që duhej të rrënohej. Derisa u pastrua problemi me këtë shtëpi, u humb shumë kohë.Një problem në vete kanë qenë edhe kushtet klimatike.

“ Problemi ka qenë kushtet klimatike e dimë që ka pasur të reshura të shiut , ka pasur problem edhe me palët edhe pse ekspoprimi ka përfunduar kanë dalë në teren dhe kanë penguar kompaninë në realizimin e punëve ku jemi detyruar ne si institucion komunë të kërkojmë nga sektori për punë të brendshme të kërkojnë palët edhe të vazhdojë punimet kompania private”, deklaroi Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës, transmeton Televizioni KOHA

Ndërtimi i Bulevardit Bllagoja Toska  ka kapur një vlerë prej  50 milion denarëve për shpronësimin të pronave dhe 45 milion denarë për ndërtimin e të njejtit.Gjatësia e bulevardit është 420 metra kurse gjërësia është 21 metra. /Televizioni KOHA/

Advertisement

 

 

 

Exit mobile version