Sot në Shkup është shënuar 120 vjetoti i vdekjes së Goce dellçevit, me këtë rast delegacioni qeveritar i përbërë nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu, vendosën kurora me lule mbi varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup.
Para varrit të Dellçevit u përkulën dhe i shprehën respekt edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe delegacionet e Kuvendit, të Ministrisë së Mbrojtjes, Armatës, Unionit të Luftëtarëve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Qytetit të Shkupit, të partive politike, trupit diplomatik, si dhe admirues të tjerë të veprës së Goce Dellçevit.
Me përkujtimin e rastit për të ndjerit shërbeu kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit Z.Z. Stefan.