Site icon Tetova Expres

Për 4 muaj u arrestuan 11 adoleshentë për shkak të drogës | VIDEO

Për shkak të përfshirjes në tregëti me lëndë narkotike , gjatë katër muajve të kaluar, pjesëtarët e policisë së Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë kanë arrestuar gjithsej 115 persona, prej të cilëve 94 nga Tetova dhe 21 nga Gostivari. Gjithsej 11 prej këtyre të arrestuarve kanë qenë adoleshentë, respektivisht 10 adoleshentë nga Tetova dhe një nga Gostivari. Këta persona janë kapur me marihuanë dhe kokainë dhe ndaj tyre janë shqiptuar dënime adekuate, për Televizionin KOHA informuan nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë një kohë të gjatë ndërmer masa të përforcuara në autobus dhe në automjete tjera transportuese me qëllim që të zbulojë dhe sanksionojë se çka kanë me vete nxënësit përveç librave, gjatë kohës kur shkojnë dhe kur kthehen nga shkolla.Krahas kësaj, policia ka shtuar prezencën e saj edhe përreth objekteve shkollore”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës I Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë filloi me zbatimin praktik të dy projekteve të reja parandaluese-edukative “Parandalimi nga keqpërdorimi i drogës, alkoolit dhe cigares” dhe “Parandalimi nga tregtia me njerëz dhe fëmijë”. Bartës është Departamenti për Parandalim, ndërsa në kuadër të këtij projekti do të përfshihen rreth 3000 nxënës të klasave të teta nga shkollat e Tetovës dhe Gostivarit të cilët ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke.“Nëpunës policorë të trajnuar profesionalisht më afër do t’i njoftojnë nxënësit me rreziqet nga sëmundjet e varësisë dhe para së gjithash nga konsumimi i drogës dhe alkoolit. Përveç kësaj, do tu tregohet edhe për pasojat e dëmshme shëndetësore, sociale dhe shoqërore nga veset e tilla, por edhe implikimet ligjore. Nxënësit e klasave të teta, gjithashtu, do të informohen edhe për atë si ta dallojnë përfshirjen e tyre eventuale në tregtinë me njerëz, çka nënkupton kjo dhe cilat mund të jenë pasojat. Nxënësve do tu prezantohen edhe shembuj konkretë të tregtisë me njerëz dhe nevoja që të jenë deri në fund të kujdesshëm dhe të shmangin kontakte me persona të panjohur ose përmes rrjeteve sociale, ndërsa të cilët më shpesh i gënjejnë dhe u ofrojnë takime, para ose sfida”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.Projektet të cilat zhvillohen paralelisht planifikohet të përfundojnë deri në fillim të muajit të ardhshëm. /Televizionin KOHA/

 

 

Advertisement

 

 

Exit mobile version