–Prokuroria e Manastirit ngriti aktakuzë kundër Lupço Gjorgjievskit, ish-drejtuesit të Qendrës së kulturore bullgare Vanço Mihajllov në Manastir.
Ai akuzohet për gjuhë të urrejtjes, cenime mbi baza kombëtare dhe diskriminime të tjera. Sipas padisë, Gjeorgjievski lëndoi ndjenjat e komunitetit hebre duke e vendosur shoqatën e tyre tek rruga Rusvelt, në lagjen “Evrejsko” në Manastir.
Po ashtu, Prokuroria fajëson drejtuesin e klubit bullgar në Manastir edhe për citatin e klubit Vanço Mihajllov në brendësinë e objektit, në të cilin mohohet gjuha maqedonase.
Gjeorgjievski do të përgjigjet edhe për materialin ksenofobik në sistemin kompjuterik, gjegjësisht postimet në rrjetet sociale me qëndrime kontraverse të Vanço Mihajllov, është nxitur urrejtje dhe diskriminim ndaj popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase.