Site icon Tetova Expres

Nga Maqedonia e veriut në Haxh do të shkojnë 2030 persona | VIDEO

Nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut thonë se këtë vit vetëm 2.030 persona janë pranuar për kryerjen e pelegrinazhit, respektivisht Haxhit.

Nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut shtojnë se të interesuar kanë qenë mbi 3000 persona, ndërkaq theksojnë se çmimi për këtë vit ka qenë 6.550 euro, pasi sipas tyre, për akomodim janë siguruar hotele më të mira.

“Numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite dhe sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta do të jenë 2030 haxhinj.Fatkeqësisht, për shkak të paraqitjes së numrit të madh të kandidatëve, mbi tre mijëve nuk është e mundur t’u realizohet dëshira për shkuarje në Haxh, kështu që kandidatët që kanë qenë në pritje, do të jenë në listën e Haxhit 2024, njoftuan nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, transmeton Televizioni KOHA.

Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë kufizime sa i përket moshës apo kritereve të tjera si vaksinat e Covid-19 që duheshin përmbushur vitin e kaluar.

Arabia Saudite njoftoi se në 10 ditët e para të muajit të Ramazanit mbi 9 milionë muslimanë kanë kryer adhurimet e tyre në Qabe. Kryerja e haxhit është njëri nga pesë kushtet e fesë islame. /Televizioni KOHA/

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement
Exit mobile version