Në sallën e sportit në Gjimnazin e Tetovës Kiril Pejçinoviq, sot janë mbajtur garat republikane për shkollat e mesme në Volejboll për femra.Në këto gara kanë marrë pjesë ekipi I fermave të shkollës së mesme në kuadër të Gjimnazit të Tetovës Kiril Pejçinoviq, jane Sandanski nga Strumica dhe Gjorgji Dimitrov nga Shkupi. Në këto gara ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Federatës së Sporteve Shkollore në nivel të shtetit, transmeton Televizioni KOHA.
“Shpresoj që edhe sot do të kemi një atmosferë sportive ashtu siç kemi patur atmosferë pozitive në Tetovë.Me këtë dua të falënderoj edhe komunën e Tetovës dhe Lidhjen Sportive Shkollore në Tetovë për punën që bëjnë, me qëllim që sporti shkollor është kaq masovik. Në këtë garë marrin pjesë volejbollistet më të mira në shtet dhe shpresoj se do të tregojnë edhe sot me paraqitjet e tyure se pse janë më të mirët.Tetova është qytet I volejbollit dhe jo vetëm, kurse sporti shkollor është duke u kultivuar në veçanti dhe dëshiroj që kjo frymë dhe ky angazhim të vazhdojë më tutje”, tha për Televizionin KOHA Aleksandar Tufekçievski, kryetar i Federatës së Sporteve Shkollore .
Ndërkaq, kryetari i Lidhjes së Sporteve Shkollore në Tetovë Bujar Ibrahimi tha se ekipi më I mirë do të përfaqësojë vendin në garat ndërkombëtare.
Në ndërkohë, nesër në Tetovë do të qëndrojnë edhe volejbollistë nga Shqipëria dhe do të ketë një ndeshje mes ekipi të Volejbollistëve nga Gjimnazi Eqrem Qabej I Tiranës dhe ekipit të Gjimnazit të Tetovës. /Televizioni KOHA/