Site icon Tetova Expres

Murtezani: Shumë shpejt mund të jetë i mundur një takim mes Gashit dhe Kasamit

Sekretari i Alternativës, Orhan Murtezani, pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të Alternativës, i pyetur nëse mund të ketë një takim të mundshëm mes kryetarit të kësaj partie dhe Lëvizjes Besa, ai u shpreh se pas autorizimit të kryesisë së Alternativës është i mundur një takim mes Gashit dhe Kasamit. Murtezani tha se dallimet politike duhet të tejkalohen për të mundësuar ndryshimin e shumëpritur në kampin shqiptar.

“Komunikime të tilla ka pasur edhe deri më tani dhe pas këti autorizimi do të vazhdojnë komunikimet edhe në nivel më të lartë dhe në moment që do të kemi ndonjë konkretizim të këtij bashkëpunimi, në atë moment do të ndajmë edhe hollësira. Dallimet politike ashtu siç nuk i kemi harruar kur kemi koalicionuar me parti të tjera gjatë cikleve të kaluara zgjedhore, edhe në këtë rast nuk i harrojmë dallimet tona politike, por e tejkalojmë vetveten tonë për të mundësuar ndryshimin e shumëpritur për votuesit shqiptar”- tha Murtezani.pressonline.al

Exit mobile version