Site icon Tetova Expres

Komunikacioni në Maqedoni pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të lagështa.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Exit mobile version