Site icon Tetova Expres

FRONTI OPOZITAR, KËTYRE DITËVE TAKOHEN KASAMI DHE GASHI | VIDEO

Kryesia qendrore e lëvizjes Besa ka autorizuar kryetarin Bilall Kasami që ditëve në vim të realizojë takim me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi, që të zyrtarizojnë bashkëpunimin e tyre në opozitë.Fillimisht bashkëpunimi do të jetë në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku pritet që të formohet edhe grup parlamentar. Këtë e ka deklaruar Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa për Televizionin Koha Abdush Demiri.

Edhe Kryesia Qendrore e Alternativës mbrëmë ka mbajtur një takim për të diskutuar rreth kësaj çështje dhe e autorizoi kryetarin Afrim Gashi që të fillojë bisedime në kuadër të kampusit opozitar shqiptar, duke e hedhur në këtë mënyrë hedh hapin e parë drejt mundësimit të një bashkëpunimi më të gjerë të kampusit opozitar shqiptar.Zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani tha se fronti opozitar do të synojë të sjellë ndryshimin e shumëpritur në skenën politike shqiptare.I pyetur nëse janë tejkaluar dallimet me Lëvizjen Besa, duke pasur parasysh përçarjet e thella që kanë ekzistuar në të kaluarën, Nga Alternativa   thonë  se dallimet vazhdojnë të qëndrojnë, por kanë vendosur që t’i lënë anash, për çështje më të rëndësishme shoqërore.

“Dallimet janë aty edhe mbeten, mirëpo qytetarët nga ne nuk kërkojnë që ne të merremi me të kaluarën, për shkak se politikanët nuk mund t’i zgjidhin dilemat nga e kaluara por, nga ne kërkohen që të tejkalojmë vetveten dhe bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen. Andaj, kjo është pika ku ne mendojmë që, tejkalimi i vetvetes në këtë rast të mundësojë një hapësirë për bashkëpunim në kuadër të kampit politik opozitar shqiptar dhe ky front i gjerë opozitar, me shumë gjasë do të mund ta sjellë edhe ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët në Maqedoni” thonë nga Alternativa.

Në të ardhmen  do të zhvillohen edhe takime formale mes liderëve opozitar shqiptar. Rikujtojmë se edhe Lëvizja Besa edhe Alternativa kanë qenë pjesë e Qeverisë në tre vitet e fundit. Lëvizja Besa doli nga Qeveria pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe pas kësaj, Alternativa iu bashkua shumicës qeveritare në janar të vitit të kaluar.Por e njëjta, Alterantiva vendosi të rikthehet në opozitë, pas rikonstruimit të fundit të saj, që solli Aleancën për Shqiptarët në shumicën qeverisëse. /Televizioni KOHA/

 

Advertisement

 

Exit mobile version