Site icon Tetova Expres

Analistët: “Biznesmen të Mickoskit” nuk duan që porti i Durrësit të jetë konkurrent i portit të Selanikut!

Opozitarja VMRO-DPMNE është e qartë se është kundër ndërtimit të Korridorit 8, i cili lidhë Shkupin me Tiranën dhe në mënyrë indirekte edhe me Prishtinë, vlerëson njohësi i zhvillimeve politike në vend Aco Kabranov, duke folur për tentimin e opozitës maqedonase që projektit të ndërtimit të korridoreve tu jep konotacion etnik.

Aco Kabranov
Aco Kabranov

“Nuk mendoj se këtë e bëjnë aq shumë për arsye etnike, por kryesisht për interesa biznesi. Oligarkët dhe biznesmenët që janë tani afër Mickoskit nuk duan që porti i Durrësit të jetë konkurrent i portit të Selanikut, sepse shumica prej tyre kanë vite që punojnë përmes portit të Selanikut dhe kanë një pjesë në pronësinë, si dhe agjencitë e tyre atje. Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është treguar se dinë në mënyrë të shkëlqyer të punojë për interesat e VMRO DPMNE-së, dhe natyrisht edhe për veten e tij. Nuk e ka të vështirë në opinion korridoret t’i quajë kufijtë e ‘Iliridës’, për të mbjellë frikë te popullin maqedonas, por ai jo vetëm që zbatoi detyrën që iu dha nga Mickoski, por u tregua si një person që sado që të mohon, tregoi se është albanofob”deklaroi Kabranov për PRESSonline.al

Në anën tjetër, juristi Qenan Aliu thotë se korridoret 8 dhe 10 D janë akse me karakter pan-evropian, andaj, stigmatizimi nga ana e opozitës duke u dhënë, karakter etnik, është miopi politike.

Qenan Aliu

“Por kuptohet ky cilësim bëhet për pikë politike nga ana e opozitës e që shpërfaq kulturë të ulët politike. Megjithatë, se gjatë procedimit prokorial për këto projekte gjigante nuk ka dilema se qeveria ka tejkaluar kompetencat e vendosjes para parlamentit. Por këto gjëra duhet parë institucionalisht kuptohet për këto projekte duhet Qeveria të mundësojë transparencën maksimale të mundshme jo vetëm për deputetët por edhe për opinion më të gjerë. Abuzime edhe mund të ndodhin por së paku opinioni nuk duhet të lejojë që truket e qeveritarëve të venë në lajthitje qytetarët duke përbuzur inteligjencën kolektive, e në saj të kësaj të ndodh korrupsion gjigant, i ligjësuar, e në kurriz të buxhetit të shtetit”, deklaroi Aliu për PRESSonline.al

Opozitarja VMRO-DPMNE thuaj se për çdo ditë mbanë nga një pres-konferencë për media lidhur me Korridoret 8 dhe 10D. Të gjitha këtyre paraqitjeve në opinion shfaqin elemente anti-shqiptare edhe pse ndërtimi i këtyre projekteve si ide-projekte datojnë që nga pavarësimi i Maqedonisë e këndej, që nënkupton se për të njëjtat është debatuar edhe në qeveritë e VMRO-DPMNE-së. Edhe në Parlament opozitarja VMRO-DPMNE dhe “Levica” e Dimitar Apasievit me një numër të madh mendimesh të parashtruara mbi propozim ndryshimet ligjore që përshpejtojnë ndërtimin e korridoreve tenton të frenojë procesin e këtij projekti madhor për qytetarët dhe shtetin.

“Korridori 8 është eufemizëm për lidhje të territoreve të Shqipërisë së Madhe praktikisht”tha Dimitar Apasiev – kryetar i partisë “E Majta”.

Maksim Dimitrievski

Pothuajse ngjashëm u deklarua edhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“Ju po ndërtoni një korridor pas të cilit fshihet një narrativ, e ky është narrativi shqiptar. Ky korridor lidh një trase në relacion Shkup-Prishtinë- Tiranë. Shtrohet pyetja a është vetë hartimi i korridorit pasqyrë e hartës së Iliridës të cilën shumë herë deri tash e kemi parë”, pohoi Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.(PRESSonline.al)

Advertisement
Exit mobile version