Site icon Tetova Expres

Shtetasi turk arrestohet në Tetovë, dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit

Një shtetas turk i cili përkohësisht qëndronte në Tetovë është arrestuar të hënën, ndërsa dje gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar paraburgim prej tetë ditëve për shkak të dyshimit se e kishte falsifikuar dokumentin e tij të udhëtimit dhe pa u paraqitur qëndronte në shtet.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, gjatë hetimit ishte konstatuar edhe se 50-vjeçari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Turqia, ku është i dënuar me dënim me burg prej 15 vjetëve për drogë.

SPB Tetovë informoi se 50-vjeçari A.Sh. nga Republika e Turqisë rreth mesditës më 1 maj ishte privuar nga liria në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë nën dyshimin se e ka falsifikuar dokumentin e tij të udhëtimit. Shtetasi turk mbrëmë u dërgua në burgun e “Shutkës” për vuajtjen e dënimit.

Exit mobile version