Site icon Tetova Expres

Rrëzimi i qeverisë bashkon lëvizjen Besa dhe Alternativën | VIDEO

Dikur ishin një parti, ndërsa tani të ndara në dy parti – Lëvizja Besa dhe Alternativa sërish do të bashkëpunojnë, por pse dhe sa thellë mund të shkojë ky bashkëpunim. Besar Durmishi nga Lëvizja Besa tha për Televizionin KOHA se synimi për ndërrimin e pushtetit i bashkon me cilindo subjekt politik që ka të njëjtin synim, ndërsa thekson se është herët të flitet për formën e bashkëpunimit.

Nga Alternativa sot ishin të rezervuar për të folur për formën e bashkëpunimit. Thonë se do detajet do të jepen pas përfundimit të  takimit të kryesisë partiake të caktuar për sonte. Paraprakisht Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani tha se në fillim do të bisedohet për bashkëpunim në Kuvend, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë për thellim të bashkëpunimit. E meqë Alternativa e Besa po afrohen si një kamp opozitar, a është i gatshëm fraksioni i BDI-së, i njohur si grupi i zjarrit, të bashkëpunojë me ta?

Blerim Bexheti thotë se është herët për të folur për bashkëpunim të këtillë, ndërsa thekson se lufta e tyre tani për tani mbetet brenda partisë për, siç thotë , ta nxjerrë më të mirën për mbështetësit e politikave të tyre. /Televizionin KOHA/

 

 

Advertisement
Exit mobile version