Site icon Tetova Expres

Personat me nevoja të veçanta në Tetovë pa kushte për aktivitete sportive | VIDEO

Personat me nevoja të veçanta në Tetovë, të cilët dëshirojnë që të meren me sport, nuk kanë kushte të mjaftueshme. Ata janë të diskriminuar nga institucionet të cilët kanë krijuar ambiente sportive por jo edhe për personat me nevoja të veçanta. Në Tetovë mungojnë hapësirat adekuate për këta persona, nuk ka fusha sporti të përashtatura ku ata do të mund të zhvillojnë aktivitete sportive, transmeton Televizioni KOHA.

Kështu, një prej tyre është edhe Agron Hajredini, i cili meret në mënyrë aktive meret me sport. Por, kushtet ku ai duhet që të trajnohet nuk janë aspak adekuate, sidomos në natyrë. Përderisa gjatë muajve të dimrit ai arrinë që të trajnohet në sallë sportive, gjatë periudhës së verës mungojnë hapësirat adekuate sportive. Si person me nevoja të veçanta, atij i duhen edhe kushte të veçanta, të cilët i mungojnë:

“Për më shumë kushte kemi nevojë, te kemi më shumë salla për vrapim, për ushtrime, shtigje, sepse kur ngrohet salla, ushtrimet i bëjmë në jashtë dhe atje duhet ma shumë kushte. Presim që të fillojmë tek Universiteti i Tetovës”, tha për Televizionin KOHA Agron Hajredini, pjesëmarrës në olimpiadën speciale.

Trajneri Ifraim Luta, i cili çdo të shtunë meret me aktivitete sportive për personat me nevoja të veçanta, thotë se Tetova dhe kjo kategori e qytetarëve nuk ka kushte adekuate për trajnim, sidomos gjatë verës. Trajnimet në kuadër të Shoqatës Aktiv Life i ndjekin disa persona me nevoja të veçanta. Trajneri Luta kërkon më shumë përkrahje nga institucionet:

“Ne si shoqatë nuk e kemi marrë guximin që të punojmë jashtë, sepse nuk kemi park adekuat, ku mund të zhvillojmë aktivitete, sepse duhet edhe më shumë vollunter, sepse duhet të ketë kushte, që fëmijët mos të lëndohen, pavarësisht se kemi parqe, duhet që të ketë zhveshtore, toalete që seancat stërvitore ti bëjmë pa pengesa.Pra, ne si shoqatë, në mungesë të kushteve nuk kemi marrë guxim të punojmë jashtë edhe pse është shumë e nevojshme. Ka nevojë për më shumë objekte sportive, sepse vetëm shkollat e mesme kanë salla sportive, kurse shkollat fillore nuk kanë salla, ose janë shumë të vjetra dhe pa kushte elementare”, tha për Televizionin KOHA Ifraim Luta Trajner.

Advertisement

Këta persona kanë nevojë që të kyçen edhe në aktivitete sportive, pasi që deri më tani përveç arsimit inkluziv në drejtim të avancimit në aspektin sportiv nuk është bërë mjaftueshëm, thonë edukatoret speciale:

“Kohëve të fundit fëmijët me nevoja të veçanta sa i përket arsimimit, janë në shkolla inkluzive por sa i përket aktiviteteve sportive akoma nuk janë kyçur sepse duhet shumë punë dhe kushte” tha për Televizionin KOHA Shejnure Elmazi, edukatore Speciale.

Personat me nevoja të veçanta deri diku janë të pranuar në shoqëri por u mungojnë kushtet elementare që edhe ata të ndjehen pjesë e barabartë e shoqërisë, thonë njohësit e këtyre rrethanave:

“Nuk kanë kushtet e nevojshme që i nevojiten një personi me autizëm, që të ëprparojë dhe të shfaq aftësitë e veta në shoqërinë tonë” thotë për Televizionin KOHA Agnesa Besimi, profesoreshë.

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami për Televizionin KOHA u shpreh se punohet në drejtim të përmirësimit të kushteve për këta persona.Ai përmend edhe parkun inkluziv, ndërsa premton rregullimin e hapësirave adekuate sportive për personat me nevoja të veçanta:

Advertisement

“Konform angazhimit tonë për të krijuar më shumë kushte për të gjithë qytetarët, kemi punuar edhe për krijimin e kushteve për personat me nevojat e veçanta, ashtu që ne jemi në parkun e dedikuar për këta persona, sidomos për fëmijët, që është një park inkluziv, është i dyti që e kemi ndërtuar në Tetovë dhe do të vazhdojmë të përmirësojmë kushtet edhe më shumë për këta persona”, tha për Televizionin KOHA Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Përderisa për sportistët tjerë ka vende adekuate për marrje me sport, personat me nevoja të veçanta nuk i kanë këta mundësi.Kësisoji, Agron Hajredini, para dy vitesh kishte marrë pjesë në olimpiadën speciale që u mbajt në Abu Dabi, ndërsa këtë vit do të marrë pjesë në olimpiadën speciale që do të mbahet në Berlin të Gjermanisë nga 12 deri më 26 qershor. Ai mer pjesë në atletikë, në disiplinën, vrapim deri në 50 metra dhe kërcim.Tashmë ai stërvitet çdo të shtunë me trajnerat që të jetë në formë të mirë edhe pse ka mungesë të kushteve për trajnim adekuat.

Projekti është finansuar nga Bashkimi Evropian, Programa ”Komisioni për Antidiskriminim e kryen rolin e tij preventiv dhe promovues” që e realizon Qendra Maqedonase për bashkëpunim Ndërkombëtar MCMS.

Gazetar: Urim HASIPI
Kameraman: Agon Ameti
Realizoi: Tv Koha – Tetovë

 

Advertisement

Exit mobile version