Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese do të takohet javën e ardhshme. Zwvendwsministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska, theksoi se me Ministrin Lloga nuk do të përzihen në vendimet që do të miratohen.E pyetur nëse do të zgjerohet grupi i ekspertëve, ajo tha se për momentin, nuk ka një plan të tillë.
“U dakorduan që me punë të nisin pas 7 Majit kur do të ketë një qëndrim parimor se sipas cilit model do të punojnë. Ministria e Drejtësisë, nuk do të përzihet në pjesën e procedurës për shkak se atje ka ekspertë, profesionistë, që më së miri do ta përfundojnë punën. Ndryshimet kushtetuese janë rruga e vetme drejt BE-së” – tha Viktorija Avramovska Zwvendwsministre e Drejtësisë.
Janë 13 përfaqësues nga partitë politike dhe institucionet në grupin e punës që do të punojnë për ndryshimet kushtetuese, me të cilët Bullgarët duhet të futen në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.VMRO-DPMNE-ja nuk ka emëruar përfaqësues në këtë grup pune.Por, zwvendwskryeministi Kryeministri i Parë, Artan Grubi, ka theksuar se qeveria tashmë ka biseduar me disa deputetë të opozitës dhe se në mesin e tyre ka të tillë që mbështesin, sic thotë, frymën pro-evropiane dhe progresin e vendit.Grubi ka shtuar se në mesin e opozitës ka të tillë që nuk pajtohen me udhëheqësinë aktuale të VMRO-DPMNE-së dhe me këtë grup, sic e quajti Evropian, vlerëson se do t`i kenë votat e nevojshme për shumicën e domosdoshme për hapjen e Kushtetutës.