Site icon Tetova Expres

Geer: Jemi të shqetësuar, në shumë raste të korrupsionit të lartë ka veprime që çojnë në vjetërsimin e lëndëve

I ndjekim me seriozitet dhe nga afër zhvillimet në drejtësi. Sundimi i ligjit është fundamentale për Bashkimin Evropian dhe nëse keni një gjyqësor të komprometuar, do të ndikojë në të ardhmen në përpjekjet për të konsoliduar demokracinë dhe për të ndërtuar një ekonomi të përparuar dhe të zhvilluar, tha mbrëmë në një intervistë për TV Sitel ambasadori evropian në vend, David Geer, transmeton Portalb.mk.

Ai nuk ka dashur të komentojë zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor me shkarkimin kontrovers të Vesna Damevës nga posti i kryetares, por ka theksuar se Këshilli është organ shumë i rëndësishëm.

“Nuk do të hyj në detajet e Këshillit Gjyqësor, nuk jam i njohur me diskutimet e tyre dhe nuk do të ishte e udhës të bëja një gjë të tillë, por do të thoja si vijon – Këshilli Gjyqësor është një organ shumë i rëndësishëm, përgjegjës për promovimin dhe mbrojtjen e pavarësisë, integritetit dhe profesionalizmin e gjyqtarëve dhe prandaj është e rëndësishme se çfarë bën, çfarë vendimesh merr dhe si sillet”, tha ambasadori evropian Geer.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që mënyra se si funksionon Këshilli Gjyqësor të mos bëhet në asnjë moment objekt i ndërhyrjeve të jashtme politike apo interesave financiare, sepse nëse kjo ndodh, sipas Geer, atëherë do të cenohet pavarësia e gjyqtarëve dhe në fund do të ndikojë në drejtësi, në përgjithësi.

“Siç thashë, nuk do të spekuloj për zhvillimet konkrete në Këshillin Gjyqësor, kjo është diçka që ata duhet ta rregullojnë, por do të them se është shumë e rëndësishme që të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të veprojnë gjithmonë me nivelin e nevojshëm të paanësisë dhe në interes dhe sigurimin e një gjyqësori të pavarur dhe profesional që vepron me integritet. Jo sepse e kërkon Bashkimi Evropian, por sepse është në interes të qytetarëve”, tha Geer.

Advertisement

E pyetur për gjendjen me Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili mori vendim që t’i drejtohet Këshillit Etik të Prokurorëve Publikë lidhur me qëndrimet e prokurores Lençe Ristovska, e cila publikisht kritikoi punën e Këshillit dhe tregoi se ka presione politike mbi këtë institucioni, Geer thotë se sfida është e njëjtë dhe se ata janë përgjegjës për promovimin dhe mbrojtjen e pavarësisë, profesionalizmit dhe integritetit të prokurorëve dhe ky, tha ai, është një rol jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“Për rastin konkret që përmendët, nuk i di detajet, nuk dua të komentoj konkretisht, por dua të them se është shumë e rëndësishme nëse ka sinjalizues, që ata të mund të veprojnë pa frikë nga pasojat. Në të njëjtën kohë, sinjalizuesit duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ambasadori evropian.

Në lidhje me atë nëse vendi po ecën në drejtimin e duhur në reformat në drejtësi, siç e pret BE-ja, ai përsëriti se ata e monitorojnë nga afër situatën në raportet e rregullta për vendin dhe vlerësojnë se si mendojnë se po zhvillohen gjërat.

“Gjatë viteve kemi parë progres pozitiv. Por muajt e fundit, jemi të shqetësuar, kemi parë një numër në rritje rastesh, pothuajse si model sjelljeje, që nuk janë në përputhje me atë që do të prisnim nga një vend negociator. Çfarë dua të them me një vend negociator? Korrikun e kaluar ju hapët negociatat e anëtarësimit me BE-në dhe kjo do të thotë një marrëdhënie ndryshe me një nivel të lartë angazhimi. Dhe ne presim të shohim realizim në fushën e sundimit të ligjit në kuptimin pozitiv. Dhe çfarë dua të them konkretisht me shqetësim? Ai mbulon një gamë të gjerë çështjesh që ishin gjithashtu në fokus të publikut. Nuk do t’i komentoj konkretisht, por do të përmend fushat shqetësuese – kemi parë në shumë raste që përfshijnë korrupsion të nivelit të lartë disa përsëritje sjelljesh – me rikthimin e rigjykimeve dhe dënimeve, të cilat ndikojnë në parashkrimin e çështjeve. Ky është një shqetësim. Mund të ketë justifikime të forta për ato raste individuale, por praktika e përgjithshme e përsëritur është shqetësuese. Në të njëjtën kohë po shohim ngjarje në Këshillin Gjyqësor, me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe të gjithë ata hapin pikëpyetje”, theksoi ambasadori evropian.

Ai shtoi se gjatë procesit të anëtarësimit të vendit në Union, “BE-ja do t’i shikojë këto çështje me shumë kujdes, me mikroskop, që nga dita e parë, deri në ditën e anëtarësimit dhe për këtë arsye të gjitha këto ngjarje janë monitoruar dhe prandaj shprehim shqetësimin për zhvillimet aktuale”.

Advertisement

Kujtojmë se dje dështoi edhe një tentativë tjetër për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit gjyqësor. Ndryshe nga hera e parë, këtu nuk pati asnjë tentativë për fillimin e seancës dhe as votim për ta ricaktuar atë për datë të re.

Në Këshillin Gjyqësor ka dy tabore. Disa ishin për shkarkimin e Damevës, të tjerë kundër.

Nëpër koloare po spekulohet se pasardhës i ish-kryetares do të jetë Sashko Georgiev. Por do të zgjidhet kur të arrihet marrëveshje mes anëtarëve në një mbledhje dhe më pas ta prezantojnë atë para publikut.

Shkarkimi i Damevës u prit me kritika.

Përndryshe, më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna DamevaZëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.

Advertisement
Exit mobile version