Site icon Tetova Expres

Deponitë e egra vazhdojnë të sfidojnë komunat | VIDEO

Në rajonin e Pollogut, deponitë e egra vazhdojnë të sfidojnë pushtetet lokale.

Një deponi e tillë e egër është mes fshatit Gllogjë edhe fshatit Dobrosht të komunës së Tearcës. Edhe pse në hyrje ka një rampë e njëjta qëndron e hapur. Edhe pse shumica e mbeturinave janë materiale ndërtimore, megjithatë nuk mungojnë edhe mbeturinat tjera.

Në fshatin Gllogjë u munduam të anketojë qytetarë, por vetëm njëri pranoi të flas duke thënë se janë vetë ata që hedhin mbeturina, transmeton Televizioni KOHA.

Por kryetari i komunës Tearcës Nuhi Neziri për Televizionin KOHA tha se janë të njohur me këta probleme edhe kërkojnë zgjidhje institucionale, ndërsa për mbeturinat e ngurta thonë se janë sjell nga komunat tjera në kohën e vërshimeve, ndërsa për ato të amvisërive fajëson qytetarët.

Ndërsa komuna e Tearcës, është zonë e mbrojtur për shkak të burimeve të Raçes, ndërsa edhe përkundër kësaj kjo komunë nuk ka akoma kanalizim edhe shumë deponi të egra.

Advertisement

Qytetarët fajësojnë institucionet shtetërore se është krijuar një deponi në territorin e komunës së Tearcës në vitin 2015-të, pas vërshimeve në rajonin e Tetovës. Këta të fundit dhanë urdhër që prurjet e vërshimeve të hidhen mes këtyre dy fshatrave dhe prej atëherë nuk është bërë asgjë që të largohen këta mbeturina. Deponitë e egra një kohë të gjatë krijohen në shumë vende në rajonin e Pollogut dhe pushtetet lokale shpesh herë janë ankuar se e kanë të vështirë të përballen me të njejtat shkaku i mungesës së deponive adekuate sidomos për mbetjet inerte.

Pyetëm edhe në sektorin për punë të brendshme se sa qytetarët të Tearcës janë dënuar për hedhje të mbeturinave. Por të dhënat zyrtare thonë se këtë vit nuk ka të dënuar asnjë qytetarë, ndërsa në vitin 2022 pesë qytetarë. /Televizioni KOHA/

 

Exit mobile version