Pjesëtarët e policisë së Tetovës, dje rreth orës 17 e 20 minuta, në rrugën 122 në Tetovë, kanë arrestuar 42 vjeçarin nga Tetova me iniciale H.L sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar heroinë.
Poashtu, atij i është marrë edhe një motor, për të cilin ekzistojnë dyshime se e ka prejardhjen nga një vjedhje.
Personi një fjalë është mbajtur në stacionin policor dhe pas zbardhjes së rastit do të ketë padi adekuate.