Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi një familje 8 anëtarëshe nga Maqedonia e Veriut është e bllokuar në një nga zonat e rrezikuara të Sudanit, ku po zhvillohet luftë civile.
MPJ theksoi se tetë shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se gjendja e tyre po ndiqey përmes ambasadës në Kajro.
“Përmes rrjetit diplomatik në rajon, Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me kolegë nga vendet mike, ambasadat e të cilëve janë ende aktive në territorin e Sudanit. Ju informojmë se po zhvillohen aktivitete për evakuimin e menjëhershëm dhe transferimin e tyre në një vend të sigurt nga ku do të sigurohet më vonë transferimi në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Njëkohësisht, Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se katër shtetasit e tjerë të cilët më parë u larguan nga Sudani për në Arabinë Saudite ndodhen në një vend të sigurt, në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të kthehen në vend.
Në të njëjtën kohë, Ministria apelon edhe një herë nëse ka shtetas tanë që ndodhen në territorin e Sudanit, të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro (në telefon +201033615542 dhe e-mail cairo@mfa .gov.mk, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi (në numrin e telefonit +971 56 441 7532 dhe e-mail adresën abudabi@mfa.gov.mk , si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të SOS telefon + 389 75 273 732 dhe e-mail globalsos@mfa.gov.mk