Arrestohet një konduktor në Hekurudhat e RMV-së për shkak të kontrabandës së migrantëve, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Në Stacionin Hekurudhor në Veles mbrëmë në orën 19:20 nëpunësit policor të SPB-së Veles e kanë arrestuar A.A. (28) nga Shkupi, i moshës 28 vjeçare, konduktor në Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tek ai janë gjetur gjithsej 1000 euro për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se rrjedhin nga vepra penale sipas nenit 418-b të Kodit Penal”, sqarohet në kumtesë.
Më herët, rreth orës 18:30 minuta në stacionin hekurudhor Kukuriçani-Negotinë, në tren të pasagjerëve, i cili ka qarkulluar në relacionin Gjevgjeli-Shkup, nëpunës policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug kanë zbuluar dy persona migrantë nga Siria.
“Në bisedë zyrtare në stacion policor ata kanë deklaruar se konduktorit i kanë dhënë të holla për të hyrë në tren”, citohet në kumtesë.
A.A. është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokuror Publik kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.