Site icon Tetova Expres

Kroatët blejnë për 9.5 milionë euro shtypshkronjën e njohur në Maqedoninë e Veriut

Kompania kroate SATO ka blerë shtypshkronjën e njohur “Kiro Dandaro” në Manastir për 9.5 milionë euro.

Transaksionin e blerjes e ka bërë të ditur Bursa e Maqedonisë, ndërsa shitjen për portalin Faktor e ka konfirmuar edhe kreu i shoqërisë aksionare.

Është bërë e ditur se janë duke u blerë 442.055 aksione me çmim prej 1.290 denarë për aksion, shuma e përgjithshme është 570.250.950 denarë, që përbën 91,16 për qind të kapitalit aksionar. (INA)

 

Exit mobile version