Site icon Tetova Expres

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

LAMM njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Radika, nga data 16.12.2022 është shembur ura që çon në fshatrat Nistrovë, Bibaj, Tanushë, Grekaj dhe Nivishtë (Komuna e Mavrovës dhe Rostushes).

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes..

Advertisement
Exit mobile version