Ekzistencë të kritereve jo objektive dhe qartësisht të matshme për shpërndarjen e fondeve publike për reklamat e paguara politike dhe për shpërndarjen e fondeve shtesë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, konstatoi Enti Shtetërir i Revizionit pas revizionit të kryer për harmonizimin e “Mjeteve të paguara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zbatimin e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2021”.
“Me revizionin e kryer në KSHZ është konstatuar se nuk është bërë zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm, sipas nenit 30 paragrafi 1 i Kodit zgjedhor, person i cili siguron menaxhim efikas dhe efektiv me Shërbimin profesional, me të gjithë nëpunësit administrativ, unifikimin e punës së Shërbimit profesional dhe mbështetjen e punës së kryetarit dhe të KSHZ-së”, citohet në kumtesën e ESHR-së.
Po ashtu është konstatuar se KSHZ-ja nuk posedon dhe nuk ka hapësirë të depos, për ruajtjen e pajisjes teknike të furnizuar (4000 pajisje për identifikim biometrik të votuesve) të cilët përkohësisht janë vendosur në Shtëpinë e Armatës në Shkup, hapësira nuk është e mjaftueshme dhe adekuate, ndërsa nuk ofron siguri dhe mbrojtje për vendosjen e pajisjeve të furnizuara.
Gjithashtu, siç bën me dije ESHR-ja, janë konstatuar disa mospërputhje dhe lëshime në zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimeve – prodhimi dhe shtypja e materialit zgjedhor konfidencial dhe listave zgjedhore për zgjedhjet për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe kryetarin e qytetit të Shkupit, të cilat i referohen furnizimit të mallrave dhe shërbimeve për nevojat e zbatimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, të cilat sjellin ndikim të mundshëm në konkurrenca ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe çmimi që mund të arrihet.
“Është lidhur marrëveshje për furnizim publik të shërbimit – përpunim dhe shtypje të materialit të besueshëm zgjedhor dhe listës zgjedhore për zgjedhjet e anëtarëve të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit, në vlerë të përgjithshme prej 53 milionë denarë. Lënda e dokumentacionit të tenderit është e pandashme, e përbërë nga disa norma, me ç’rast një pjesë e normave janë cituar si të besueshme, ndërsa të njejtat sipas Udhëzimeve për konfirmimin e llojeve të materialit zgjedhor të miratuar nga KSHZ-ja, konsiderohen si material zgjedhor jokonfidencial”, citohet në kumtesë.
Nga ESHR theksojnë se organi i dakorduar në formularin e ofertës nuk i ka cituar kërkesat për përcaktimin e çmimit individual për çdo normë veçmas sipas sasisë së kërkuar, përkatësisht operatori ekonomik e ofron çmimin e përgjithshëm për të gjithë furnizimin, që nuk është në pajtim me nenin 81 paragrafi 1 i Ligjit për furnizime publike.
Me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor në shkurt të vitit 2020, parashikohet votimi me aplikimin e pajisjeve teknike për identifikimin e votuesve. Procedura për furnizimin publik të sistemit të integruar për identifikimin biometrik të votuesve në vlerë të përgjithshme prej 679 milionë denarë pa TVSH është përcjellë me ankesa dhe padi në lidhje me dokumentacionin e tenderit dhe specifikacionin teknik, të cilat janë refuzuar për shkak të pabazimit nga ana e Komisionit Shtetëror për Ankesa të Furnizimeve Publike dhe Gjykata Administrative.
Në kumtesën e ESHR-së citohet se janë dorëzuar njoftimet nga pesë persona të listuar si të pranishëm në Procesverbalin e Pranimit, deri te kryetari dhe anëtarët e KSHZ-së, në të cilat ata theksojnë se në mbledhjen në të cilën janë ftuar verbalisht, ishte vetëm një prezantim i paraqitur në power point ku u prezantuan aktivitetet e kryera deri në atë moment dhe se nuk ishte konstatuar funksionimi dhe vënia në funksion e sistemit dhe nuk ishte test për pranimin e sistemit si dhe nuk është kryer pranimi teknik cilësor i sistemit.
Krahas Procesverbalit të pranimeve sasiore dhe cilësore, siç theksohet nga ESHR-ja, nuk ka asnjë dokumentacion shtesë që do të vërtetonte pranimin cilësor të sistemit të integruar të identifikimit biometrik të votuesve në tërësi, i cili nuk është në përputhje me pikën. 7.8 Pranimi cilësor dhe sasior nga dokumentacioni i tenderit, ku thuhet se cilësia dhe sasia e mallit të dorëzuar përcaktohet gjatë dorëzimit dhe nuk është në përputhje me nenin 23 të kontratës së lidhur, i cili përcakton se pranimi cilësor dhe sasior përcaktohet nga personat e autorizuar të palëve kontraktuese gjatë dorëzimit të mallit.
Nga ESHR përkujtojnë se me miratimin e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor nga 16.09.2021 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 215/22) bëhet ndryshimi i nenit 76d paragrafi 5 me të cilin u konfirmua vlera e mjeteve të përgjithshme të cilat do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për reklamimin e paguar politik dhe sistemimin e tyre pas pjesëmarrësve individual në fushatën zgjedhore.
Me analizën e bërë për zbatimin e dispozitave të lartpërmendura, revizioni konstaton se ndarja e mjeteve të përgjithshme në vlerë prej rreth 323 milionë denarë të paguara për reklama politike sipas parimit 45 për qind, 45 për qind, 7 për qind dhe 3. për qind, nuk parashikon kritere objektive dhe të arsyeshme për shpërndarjen e fondeve publike, duke u dhënë një avantazh të konsiderueshëm partive më të mëdha parlamentare, ndërkohë që kufizojnë mundësitë që partitë e tjera dhe kandidatët e pavarur të prezantojnë programet e tyre para transmetuesve, mediave elektronike dhe të shkruara dhe me mënyrën e përcaktuar të përcaktimit të shtesës prej 1 (një) euro në kundërvlerë të denarit pa TVSH të llogaritur për votues të regjistruar në territorin e komunës ku mbahet raundi i dytë i votimit për zgjedhjet lokale, nuk ka kritere të qarta për të përcaktuar nëse mjete shtesë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të sigurohen nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në territorin e komunave në të cilat mbahet raundi i dytë i votimit, pavarësisht nëse pjesëmarrësit në procesin zgjedhor konkurrojnë me kandidatët e tyre në komunat ku zhvillohet raundi i dytë i votimit.
Në pjesën “Theksimi i çështjeve të pasigurisë dhe vazhdimësisë”, theksohet situata që ka të bëjë me atë se përkundër faktit se dy pjesëmarrës në fushatën zgjedhore nuk kanë hapur një llogari transaksioni me shënimin “për fushatë zgjedhore”, komisioni kompetent zgjedhor ka sjellur vendime që konfirmojnë listat e kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit të komunës, përkatësisht zgjedhjen e anëtarëve të këshillit dhe u mundësojnë këtyre të fundit pjesëmarrjen në procesin zgjedhor.
Në pjesën e çështjeve të tjera, revizioni konsideron se nevojitet nevoja e ndryshimit të nenit 76-të të Kodit zgjedhor me përcaktimin e kritereve të matshme në pjesën e sigurimit dhe sistemimit të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut të destinuar për reklamim të paguar politik; si dhe përshkrimi i dispozitave me të cilat do të rregullohet nëse mundet koalicioni ose partia politike të mbështesë kandidat të pavarur – grup të votuesve dhe t’i shfrytëzojë mjetet e ndara për reklamim të paguar politik për kandidatin e pavarur – një grup votuesish, nëse është e mundur në ç’farë kushtesh dhe mënyra dhe nëse gjatë mbështetjes së tillë i njejti ka të drejtë të shfrytëzojë edhe mjete që i takojnë si kandidat i pavarur.