Besa dhe Alternativa, dy parti shqiptare në opozitë këto ditë po bisedojnë për anëtar të përbashkët në Komisionin shtetëror zgjedhor (KSHZ), informojnë për MIA-n anëtarë të kryesive partiake. pas largimit të anëtarit të KSHZ-së, Kenar lloga, i cili u bë ministër i Drejtësisë, është zbazur një vend në Komision, i cili sipas Kodit zgjedhor, duhet t’i takojë partisë nga opozita me më së shumti vota të fituara.
Nga Besa për MIA-n paralajmërojnë marrëveshje me Alternativën, si dhe se shumë shpejtë partitë do tëp informojnë për këtë.
Në zgjedhjet fundit parlamentare të dy partitë ishin në koalicion me parti të tjera. besa ishte në koalicion me LSDM-në, por doli nga koalicioni qeveritar, ndërsa Alternativa ishte në koalicion me Aleancën për shqiptarët. Edhe ajo ishte në koalicion qeveritar, por doli prej tij. Besa ka dy deputetë, ndërsa Alternativa tre.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i pyetur se kur do ta fillojë procedurën për zgjedhje të anëtarit të ri të KSHZ-së, tha se në momentin kur do të parasjtrojnë kërkesë ai do ta fillojë procedurën për zgjehdje të anëtarit të ri të trupit më të lartë zgjedhor.