Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në kufi në Maqedoninë e Veriut, ku pas një incidenti me policinë ka mbetur e vdekur shtetasja afrikane Fatmata, 23 vjeçare.
Giovani Fonttana, president i Second Tree dhe personi që e kishte strehuar të renë tha në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ngjarja e rënë ndodhi në kufirin mes Greqisë dhe RMV.
Fonttana tregoi se 23-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri nga një polic i RMV në anën maqedonase të kufirit.
Sipas tij, deklarata e Ministrisë së brendshme në RMV nuk përputhet me dëshmitë e të pranishmëve në momentin e ngjarjes.
“Ajo ka bërë një kërkesë për azil në shtetin grek ku ishte refuzuar. Ngjarja ndodhi në kufirin mes Greqisë dhe RMV, por në anën maqedonase. Fatmata është qëlluar me armë nga një polic i RMV”, tha ai.albeu.