Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu sot paradite me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake është pritur nga presidenti i Maqedonisë ës Veriut, Stevo Pendarovski në “Vilën Vodno”.
Pendarovski dhe Osmani – Sadriu, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend, do të kenë takim tet-a-tet, pas së cilit është paraparë edhe një takim plenar i dy delegacioneve.
Pas takimit Pendarovski dhe Osmani – Sadriu do të vendosin kurora lulesh tek varri i Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.
Gjatë vizitës zyrtare, Osmani – Sadriu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa fjalim do të mbajë edhe në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nesër Osmani – Sadriu do të qëndrojë në Tetovë, ku do të takohet me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami.