Site icon Tetova Expres

Skandaloze, Dimitrievski: Korridori 8, harta e Iliridës!

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka shpalosur sipas tij frikën nga projekti kapital Korridori 8.

Dimitrievski i cili është i njohur për qëndrimet e tija anti-shqiptare me doza të theksuara nacionalizmi, e ka quajtur këtë projekt lidhës në mes Shkupit-Tiranës dhe Prishtinës si hartë të Iliridës.

“Korridori 8 lidh Shkupin – Prishtinën dhe Tiranën. Parashtrohet pyetja se projektimi i korridorit paraqet hartën e Iliridës të cilën shumë herë deri tani e kemi parë. Asnjë nga bartësit e funksioneve politike nuk e hapi këtë çështje për tu diskutuar”, ka shkruar Dimmitrievski.

Në intervistën e tij në Sitel ai ka shprehur dhe qëndrimet kundër ndaj rrugës progresive dhe frontit pro BE që ndjek qeveria aktuale.

Advertisement
Exit mobile version