Në tregun me shumicë “Kuantashki” në Shkup në rrjedhë janë mbikëqyrjet inspektuese të importuesve të frutave dhe perimeve, si dhe të të gjithë tregtarëve në vendin e ngjarjes. Në terren janë mbi 30 inspektorë të Inspektoratit shtetëror të tregut (ISHT), në koordinim me ekipe të Drejtorisë për polici financiare, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për konfiskim të pronës.
“Tek importuesit e frutave dhe perimeve kontrollohet respektimi i vendimit të Qeverisë për distribuim dhe shitje të së paku 70 për qind të sasive që i dërguan në janar dhe shkurt. Po bëhen kontrolle edhe tek të gjithë subjektet e tjera në “Kuantashki” për veprimtari të regjistruar dhe të paregjistruar”, deklaroi për MIA-n drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski.
Aksioni, siç paralajmëroi, do të zgjasë gjatë tërë ditës, pas çka ISHT do të dalë me informatë për epilogun.
Në pajtim me Ligjin për tregti, dënimet për importuesit, varësisht nga madhësia e tyre, nëse konstatohet mosrespektim i vendimeve qeveritare, lëvizin 800 deri 1.000 euro, përderisa për veprimtari të paregjistruar, krahas dënimit në të holla, është paraparë edhe konfiskimi i mallit. flaka.